Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur fushatë elektorale rifillimin e punimeve nëpër rrugë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur fushatë elektorale rifillimin e punimeve nga Qeveria Kurti nëpër rrugët regjionale të Kosovës. Ajo ka theksuar se në çdo komunë ka mungesë të investimeve kapitale nga ana e qeverisë, e cila ndonëse ka bërë premtime të shumta, nuk ka bërë thuaja asgjë për përmbushjen e tyre. “Sipas qeverisë kanë thënë që do të këtë zhvillim ekonomik, sipas Qeverisë do të këtë shëndetësi të mirëfillte, sipas qeverisë kanë thënë që jemi duke fjetur në rrymë, sipas qeverisë as një qytetar, as një i ri e re nuk do ta lëshoj Kosovën, ndërsa po e lëshojnë Kosovën edhe profesionistët më të mirë të vendit. Kjo qeveri ka ardhur me kauza të rrejshme dhe si ka ardhur edhe do të shkojë” ka theksuar deputetja, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Qerkini: Gjykimi ndaj Thaçit mund të përfundojë në fillim të 2026-ës

Avokati i akredituar pranë Gjykatës Speciale Artan Qerkini ka parashikuar se procesi gjyqësor ndaj Hashim …