Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim dhe bisedoi me  ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Xhonatan Hargreves. Ai, fillimisht e ka uruar ambasadorin për detyrën e re dhe e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Britania për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke e uruar për detyrën e re, ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …