leoni

Jens Stoltenberg

Stoltenberg: NATO-ja nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, nuk është palë në konflikt, ajo as aleatët e saj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste distancua nga deklarata e  kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, i cili kohë më parë kishte deklaruar se aleatët perëndimorë nuk duhet të përjashtojnë vendosjen e trupave në Ukrainë.  Stoltenberg rikonfirmoi se NATO-ja nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, pasi nuk është palë në konflikt, ajo as aleatët e saj. Emmanuel Macron hodhi poshtë nocionin se trupat franceze potencialisht mund të dislokohen në vend javën e kaluar. Ai tha se edhe nëse vende individuale të NATO-s do të dërgonin trupa në Ukrainë, kjo do të ndikonte në aleancën në tërësi pasi anëtarët e saj janë të ‘detyruar’ nga një pakt i mbrojtjes kolektive. I pyetur nëse presidenti francez kishte bërë një gabim duke folur për “paqartësi strategjike” për vendosjen e mundshme të trupave perëndimore në Ukrainë, Stoltenberg tha se unë në mendoj se është e rëndësishme që të konsultohemi dhe të kemi një qasje të përbashkët për këto tema të rëndësishme sepse ato kanë rëndësi për të gjithë ne”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …