Kryetari amerikan, Biden dhe ish-kryetari, Trump, kaluan pragun e delegatëve në arritjen e nominimeve për zgjedhjet e Nëntorit

Kryetari amerikan, Joe Biden dhe ish-kryetari, Donald Trump kanë kaluar pragun e delegatëve për të arritur nominimet e partive të tyre për zgjedhjet, që pritet të mbahen  në nëntor të këtij viti. Emërimet do të zyrtarizohen në konventat e partisë këtë verë. Kryetari, 81-vjeçar, Xho Bajden  tha  se ndihej i nderuar që votuesit kishin mbështetur ofertën e tij për rizgjedhje, në një moment kur kërcënimi që paraqet për vendin, Donald  Trump është më i madh se kurrë. Donald Trump, 77 vjeç, mbetet shumë i popullarizuar me bazën e votuesve republikanë, gjë që e ka shtyrë atë drejt fitores në zgjedhjet paraprake të primareve. Fushata e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka rezultuar në ligje më të rrepta të imigracionit, duke përfshirë një premtim për të vulosur kufirin dhe zbatimin rekord të dëbimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …