Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Takimi i dialogut në Bruksel është bërë mes guvernatorit e disa zyrtarëve të Ministrisë së Financave të Serbisë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur sot mbi raportimin e guvernatorit të BQK-së Ahmet Ismaili për takimin në Bruksel para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se guvernatori Ismaili nuk ka pasur ftesë nga ndërmjetësi i BE-së për dialog, pasi që ftesën e ka pranuar Qeveria e Kosovës, e cila e ka përcjellë atë më pas te guvernatori.

“Edhe pse guvernatori deklaroi se e ka parë të panevojshme të shkojë në Bruksel, ka vendosur të shkojë. Takimi i dialogut në Bruksel është bërë mes guvernatorit dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Financave të Serbisë. Takimi nuk ka qenë me homologun e tij. Nuk ka asnjë informatë zyrtare me shkrim se çfarë është biseduar në takim me palën serbe. Guvernatori deklaron se “nuk ka biseduar asgjë që nuk është dashur të bisedohet”. Kaq për transparencën e këtij takimi”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …