Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka pritur në takim emisarin Escobar dhe ambasadorin, Jeffrey Hovenier

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka pritur në takim emisarin Escobar dhe ambasadorin, Jeffrey Hovenier

Komandanti i KFOR-it, në Kosovë  gjeneralmajor, Ozkan Ulutash ka pritur në takim zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilët ka diskutuar mbi sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Kreu i KFOR-it ka informuar bashkëbiseduesit e tij mbi aktivitetet e KFOR-it duke shprehur përkushtimin e palëkundur për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjeneralmajor Ulutash njëherësh përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …