Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Raportet në mes të Kosovës dhe Amerikës nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët

Pas takimit me emisarin amerikan, për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,  tha se u është bërë e qartë se raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-së nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët. Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe Amerikës. Mungesa e bashkërendimit të ngushtë me aleatët tanë kryesorë, me SHBA-në, sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë ne natyrisht. Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër që barten edhe në fatin e Republikës, por është obligim i gjithë neve që të ruajmë dhe të kultivojmë këto relacione, sepse janë të domosdoshme, të pazëvendësueshme, ka saktësuar, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …