Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Xhonathan Hargreaves.  Ai me këtë rast e ka falënderuar ministrin anglez për  mbështetjen e vazhdueshme që Londra zyrtare  ka dhënë Kosovës, në të gjitha etapat e shtet ndërtimit. Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes saktësohet  në këtë takim është biseduar lidhur me temat që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë në vend,  për operacionin Interflex dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fushën ushtarake në përgjithësi, që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euroatlantike të vendit dhe gjithë rajonit. Të dyja palët rikonfirmuan vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të të dyja vendeve, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

“Portrete Krijuesish” – Forumi i Intelektualëve të Shtimes i kushtoi një tryezë të veçantë jetës dhe veprës së profesor Ahmet Qeriqit

Në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit 2026, Forumi i Intelektualëve të Shtimes organizoi …