LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti për numrin e lartë të kontratave njëburimore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti për numrin e lartë të kontratave njëburimore. Sipas zyrtarëve të kësaj partie  dikastere të ndryshme kanë dhënë 780 kontrata të tilla në vlerë prej 209 milionë euro. Me këtë rast, LDK-ja ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i hetojë këto kontrata. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se vlera totale e këtyre kontrata kapin shifrën e 209 milionë euro. Në ministrinë e Ekonomisë kemi 151 kontrata në vlerë prej 124 milionë eurove. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, janë 33 kontrata njëburimore me kontraktim të drejtpërdrejtë në vlerë prej 25 milionë euro. Në Ministrinë e Infrastrukturës që përfshijnë edhe Ambientin dhe Planifikimin Hapësinor kemi 69 kontrata njëburimore në vlerë prej 10 milionë euro”, tha Mustafa në konferencën e sotme për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …