Vazhdojnë përkrahjet për ruajtjen e pajisjeve dhe Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë III

Përkrahjet popullore,  të adresuara për ruajtjen e pajisjeve dhe Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, po marrin përmasa, në radhë të parë të veteranëve të luftës, por edhe të të gjithë liridashësve dhe liri-bërësve të Kosovës.

Po dënohet përpjekja e pesë ish-anëtarëve e bashkëpunëtorëve, pa njoftim të Drejtorisë dhe pa pëlqimin e saj,   të cilët kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Muzeut të Kosovës për ta tërhequr teknikën, arkivin, dokumentet e të gjitha të tjerat, edhe pse ato ruhen në Shtëpinë-Muze të fshatit Berishë me roje dhe me pagë mujore. Shtëpia-Muze është ngritur pikërisht për këtë qëllim dhe kurrë dhe asnjëherë nuk është vënë në dyshim,  as është kontestuar deri më sot. Së shpejti do të bëhet e ditur prapavija e tërë kësaj kurdisjeje të papërgjegjshme dhe të  neveritshme, që ka shqetësuar publikun liridashës…

 

 Muhamet Ahmeti Alshiqi: Pasha të madhin Zot po mos të ishte radio ‘Kosova e Lirë’ me stafin e saj në krye me prof. Ahmet Qeriqin, nuk patëm me njoftë asnjë Deshmorë, Martir, Invalid, Veteran, po as vlerat e Luftës së shenjt të UÇK së.

 

Rasim Brahim Rexhepi: Vlerë e cila u ruajt mbi 2 dekada më radhë, shtëpia Muze e Radio Kosova e Lire vlerë e Kombit dhe e tillë do të mbetet sa të ekziston liria, aty e ka vendin aty e kishte bazën aty do ta ketë vlerën dhe peshën e vet sikur që e kishte tani e 25 vite më radhë .

 

Leonis Kelmendi: Nese behen lojra me keto gjera te luftes le ta dijn mire se po vrasin per here te dyte familjet e deshmorve sepse e vetmja Radio Kosova e Lire dhe tv dielli po e bejn deshmorin e pa vdekshem se sa per te tjerat media moti ishin harru dëshmorët.  Por fal kësaj Radioje dhe TV-diellit po mbesin te gjalle. Respekt stafit te radios dhe posaçërisht drejtorit, bacës Ahmet Qeriqi.

Jeton Kuqi Kotlina: Sa shumë e kanë ruajtur pafytyrësin , ata me ka dy fytyra për dy dekada !

Radio Kosova e Lire mbi pronësinë ligjore ka ,mbrojtjen edhe të veteranëve , sepse ajo ishte dhe mbeti zëri i luftës dhe paqës duke transmetuar çdo minutë dhe orë , zërin e mijëra Dëshmorëve, Heronjtëve dhe betejave të luftëtarëve të gjallëria.

Nuk mund të nëpërkëmbet aq lehtë ,nga dy a tre interesgjinjë , ky aset vlerë e luftës.

Publikisht u bëj me dije, se keni mbështetjen time si veteran , ku do dhe kur do qoftë nevoja .

No Coment për Nusretin e kam dit dhe kam besu se është pak lakmitar dhe materialist, ama për këta të tjerët se kisha besuar, që dalin të pa fytyrë kundër baces Ahmet .

Labi Dervishaj: Që prej që kur e kam parë reagimin e parë të Drejtorisë së radios Kosova e Lirë, nuk jam duke u besuar syve se çfarë jam duke lexuar. Njerëzit që janë bërë të njohur publikisht përmes radios Kosova e Lirë, kanë dal me ide, propozime e tentativa kundër këtij mediumi më vlerë kombëtare! Kjo tentativë përveç së e dështuar asgjë tjetër nuk mund të rezultojë nga ajo. Por disave vetëm sa u ra maskat dhe u pa më të vërtetë fytyra e tyre. Kjo është një tradhti, një thikë pas shpine e cila po ndodhë pikërisht në kohën kur drejtori i radios Kosova e Lirë është duke u përballur më probleme shëndetësore. Unë qytetari i Kosovës, njëherit ish punonjës i këtij mediumi, me melodinë dhe zërin e të cilit jam rritur, burrëruar e frymëzuar besoj më tepër së fuqimisht së radio Kosova e Lirë do të triumfoj edhe mbi këtë sfidë ndonëse e papritur. Zëri i lirisë ashtu siç ka triumfuar në luftë, do të ngadhënjej edhe nga urrejtja e pabesia patologjike. Vetëm njerëzit e ligj, nder të tjera të ligj mundohen të bëjnë çka duan e jo çka duhet.

 

Maki Be As: Nuk kuptoj deri ku arrin guximi i dikujt!!! Shpesh e them, trimat tutën për gjëra të ndjeshme, sidomos ato historike.

Raif Gashi: Vërtet skandaloze. Nuk është pronë private historia e kombit.

Miftar Mehmeti: RADIO KOSOVA e lirë do të jetë per herë aj tingulli i Lirisë ai zeri i embel KOSOVA e Lirë është dhe dot mbetet per her në zemrat tona. Rrespekt per stafin e saj qe 24 vite kurrë su lodhen ne kushte shum te veshtira e mbajten gjallë Kosoven e Lirë.  Turp për çdo pushtetar qe nuk e ndihmun Stafin e saj per pos disa bizneseve me reklamat e tyre. Respekt për Bacin Ahmet Qeriqi, Arbana Qeriqi-Gashi e të tjerët.

 

Bajram Kadaj: Nder dhe respekt! Radio Kosova e Lirë është radio e rilindjes të atdhedashurisë.

Pesë veteranët anonimë të Drenicës (emrat e njohur për redaksinë)

Po të jetë nevoja e ruajmë natë e ditë, e ruajmë zgjuar, sikur u kemi ruajtur gjatë luftës, por edhe pas luftës. Po shprehemi si anonimë,  sepse ende po e kërkon nevoja, ende po na ndodhin të papriturat…

 

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …