Jakup Krasniqi: Vendi duhet të qeveriset nga ata që e duan shtetin dhe kombin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se kundërshtimi i Malit të Zi lidhur me  demarkacionin nuk është lajm. Përderisa  kryeministri, ministrat e kabinetit qeveritar me kryetarin janë kundër rishikimit dhe krijimit të një Komisioni të ri për një rivlerësim, pse duhet të na habis kundërshtimi i Malit të Zi, i cili ka fituar mbi 8200 hektarë. Fatkeqësisht papërgjegjësia nuk qëndron vetëm të te apostrofuarit, ndonëse ata e kanë përgjegjësinë për të mbrojtur tërësinë territoriale e sovranitetin e vendit, por edhe  te të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët votues të Republikës sonë. Madje, nga përgjegjësia morale e politike, nuk mund të jenë të liruar asnjë komunitet i organizuar i shoqërisë shqiptare në Kosovë. Këto probleme mund t’i zgjidhen vetëm me një zgjim qytetar në zgjedhje të reja e demokratike, të cilat le të quhen si do, të parakohshme apo të jashtëzakonshme. E rëndësishme është të ndodhë ndryshimi! Vendi duhet të qeveriset nga ata që e duan shtetin dhe kombin, jo nga ata që për interesa të vetat krejt personale i sakrifikojnë interesat e Atdheut e të kombit”, ka shkruar Jakup Krasniqi, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …