Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, intervistohet nga Prokuroria Speciale, në Prishtinë

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është  intervistuar nga Prokuroria  Speciale, në Prishtinë. Intervista edhe pse me disa vite vonesë, bëhet pas dyshimeve për një aferë financiare të biznesmenit. Martin Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie. Vitin e kaluar, mediat sllovene kishin shkruar për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj. Televizioni slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e  transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …