Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, deklaron se Albin Kurti i ka tradhtuar dhe i ka i ka përçarë shqiptarët e Kosovës Lindore

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti ndaj tri komunave të Kosovës Lindore.  Ai ka folur për mos-përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore  në dialogun e Brukselit.  Për mua Kurti është tradhtar i popullit shqiptar të Preshevës, sepse ka pranuar në Marrëveshjen Brukselit dhe të Ohrit që shqiptarët e kësaj treve  fare të mos jenë pjesë e reciprocitetit dhe fare të mos jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Veprimet e ashtuquajtura të mira  janë nën hijen e politikave të Kurtit që na kanë përçarë. Këto veprime për mua janë artificiale, sepse më e rëndësishme që ka ndodhur është ajo,  që ne për tri vite jemi pa përfaqësim të dinjitetshëm në Parlamentin e Serbisë. Kjo sepse e ka përçarë listën dhe ka krijua dy blloqe. Njëjtë ai është duke vepruar edhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …