Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj, kritikon Qeverinë për improvizime në çështjen e dinarit

Kryetari i Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me veprimet e fundit të qeverisë, për problemin e dinarit. Haradinaj vlerëson se veprimet e tilla  janë improvizime që i shkaktojnë hidhërim aleatëve të Kosovës dhe sjellin avantazh për Serbinë. Ai thekson se Kosova duhet të fokusohet në implementimin e planit franko-gjerman për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, duke parë vonesat në çështjen e dinarit si pengesë në këtë proces. Besoj se duhet fokusuar tek tema kryesore që është implementimi i marrëveshjes së njohur si plani franko-gjerman, kuptohet me obligimet që janë marrë sepse nëse i implementojmë këto obligime të Këshillit të Evropës të kandidaturës për BE drejt NATO-s, ngecja në çështjen e dinarit janë çështje një nga një na kthen prapa na vonon dhe kuptohet po i krijon epërsi Serbisë.  Realisht Serbia këto improvizime po i shfrytëzon kundër Kosovës, saktësoi Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …