Masakra e Srebrenicës

Nuhanoviq: Nga tradhtia e forcave holandeze, u tërhoq mbrojta e Srebrenicës dhe serbët masakruan 8.000 boshnjakë

Publicisti, shkrimtari dhe dëshmitari i gjallë i gjenocidit, në Bosnje e Hercegovinë, Hasan Nuhanoviq në një intervistë për Al-Xhazira, ka shpjeguar në hollësi ngjarjet që lidhen me gjenocidin që kanë kryer serbët në Bosnje,  e veçmas, në Srebrenicë,prej 6 deri më 11 korrik të vitit 1995.  Ai thotë se sulmi i përgjithshëm mbi Srebrenicë ka filluar me 6 korrik të atij viti. Njerëzit kishin filluar ta mbronin qytetin. Ushtarët holandezë nuk e kishin zbrazur asnjë fishek. Qyteti ishte mbrojtur për pesë ditë. Por ndërkohë kishte ndodhur tradhtia e forcave holandeze. Komandanti i Batalionit holandez në zonën e demilitarizuar të Srebrenicës, Thoma Karremans, në mbledhjen e 10 korrikut, në mbrëmje, ku kam qenë edhe vetë i pranishëm dhe kam përkthyer, ka thënë se nesër, më 11 korrik në orën gjashtë të mëngjesit aviacioni i NATO-s do të fillojë bombardimin e njësive ushtarake serbe.

Në atë kohë, forcat serbe kishin depërtuar 5 kilometra në thellësi të zonës së  quajtur të “demilitarizuar”. Kishte vetëm edhe një kilometër për të arritur në qytet. Premtimi i tij i kishte hutuar mbrojtësit. Për më tepër Karremans kishte bëtë të ditur se lajmin për sulmin e NATO-s e kishte marrë personalisht nga komandanti i UNPORFOR-it, Rupert Smith, i cili kishte specifikuar se në sulm do të lëshoheshin 40 deri në 70 avionë luftarakë të NATO-s. Ky premtim i rrejshëm bëri që mbrojtësit e Srebrenicës të tërhiqeshin. Por edhe po të kishin thënë trupat paqeruajtëse, mbrohuni sepse ne as NATO-ja  nuk mund t iu mbrojmë, edhe kjo do të kishte qenë dyfytyrësi, sepse bëhej fjalë për një zonë, që vetë ata e kishin shpallur të mbrojtur, të demilitarizuar.  Mbase Srebrenica do të binte edhe ashtu për shkak të epërsisë ushtarake serbe, por mbrojte do të kishte, ka thënë mes tjerash Nuhanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …