Kryeministri, Rama ka mbajtur një fjalim në sesionin e krerëve të vendeve anëtare të NATO-s, në Varshavë të Polonisë

Kryeministri, Rama ka mbajtur një fjalim në sesionin e krerëve të vendeve anëtare të NATO-s, në Varshavë të Polonisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të  delegacionit shqiptar  të nivel të lartë, ka mbajtur një fjalim në sesionin e krerëve të shteteve, në Varshavë të Polonisë, në zhvillimet e Samitit të udhëheqësve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rama para të pranishmëve u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve, qofshin këto edhe buxhetore, si anëtare e vendeve të NATO-s. “Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e aleancës më të madhe të sigurisë në botë. Në një aleancë që, sikurse edhe Traktati i Varshavës i bllokut lindor, gjatë regjimit komunist në vendin tonë janë konsideruar si e keqja e botës. Ndërkohë që sot, Shqipëria është një anëtare krenare e aleancës dhe kjo përbën një arritje të madhe për vendin tim”, u shpreh ndër të tjera Rama. Samiti i NATO-s në Varshavë zhvillohet në një moment problematik, kur e gjithë bota përballet me sfida serioze të sigurisë. Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes së aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë qëndrueshmëri dhe siguri në hapësirën euroatlantike”, theksoi më tej Rama, duke theksuar se vendi ynë qëndron fort në krah të aleancës në përmbushjen e misionit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …