Kolinda G. Kitaroviq: Shkëmbimi i territoreve do të ishte një ide shumë e keqe, me të cilën, do të hapej kutia e Pandorës

Kolinda Grabar Kitaroviç: Rusia përmes Serbisë po e trazon rajonin e Ballkanit

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, duke folur në samitin e NATO-së, që po mbahet në Varshavë, është cituar të ketë deklaruar se ndihet tejet e shqetësuar për shkak të ndikimit rus në Ballkan dhe ushtrimeve ushtarake të përbashkëta mes Rusisë dhe Serbisë. Rusia është duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me disa shtete në rajon, si për shembull me Serbinë, me të cilën po organizon edhe ushtrime të përbashkëta ushtarake të koduara si “Vëllazëria sllave”. Ushtrimet janë planifikuar të mbahen në muajin nëntor. Ajo konsideron se BE-ja dhe NATO duhet t’i lënë dyert e hapura për vendet e Evropës Juglindore në mënyrë që të largojnë ndikimin e Rusisë në rajon.  Kitaroviq ka shtuar me këtë rast e para disa viteve ndikimi rus ishte shtrirë në disa aspekte, në atë ekonomik dhe financiar dhe përpjekje për t’u përfshirë në shërbimet tona të informimit. Përgjigja më e mirë për Rusinë dhe fitorja për rajonin  do të ishte që  dyert e BE-së dhe  NATO-s, jo vetëm të lihen të hapura, por edhe të ndërmerren hapat e parë të shteteve të Evropës Juglindore drejt BE-së e veçanërisht drejt NATO-s, ka thënë kryetarja  e Kroacisë, Kitaroviç, në fjalimin e saj në Samitin e NATO-s, që po mbahet, në Varshavë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …