Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka thënë se kanë ndihmuar Izraelin t’i rrëzoi të gjithë dronët dhe raketat e nisura drejt tij. “Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt” ka thekuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden. Ai ka shtuar më tutje se ka drejtuar avionët ushtarakë amerikanë dhe shkatërruesit e mbrojtjes raketore balistike në rajon “gjatë javës së kaluar. Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin në territorin e tij” njofton BBXC të ketë deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt
Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
