Autoritetet e Izraelit kanë thënë se dëmet nga sulmet ajrore prej Iranit, janë minimale

Autoritetet e Izraelit kanë thënë se dëmet nga sulmet ajrore prej Iranit, janë minimale. The Guardian citon një zëdhënës të ushtrisë izraelite të ketë thënë se një numër shumë i vogël raketash balistike që depërtuan në kufirin e Izraelit ranë në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor, duke shkaktuar dëme të vogla në infrastrukturë. “Irani mendoi se do të paralizonte punën e bazës ajrore dhe do të dëmtonte aftësitë tona ajrore, por dështoi, pasi avionët luftarakë vazhdojnë të ulen dhe të ngrihen brenda bazës ajrore dhe të nisen për misione mbrojtëse dhe sulmuese, përfshirë avionët stealth F-35” është cituar të ketë thënë ky zëdhënës.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …