Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka përfunduar deklaratën në Prokurorinë Speciale

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka përfunduar deklaratën në Prokurorinë Speciale. A ka thënë para gazetarëve se nuk është intervistuar sot por ka shkuar në Prokurori që të japë sqarime për Legjislacionin që është në fuqi, idhur me  rezervat shtetërore. Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet që kanë nevojë t’i marrin”, u shpreh ajo. Rozeta Hajdari, do të merret  në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me skandalin e rezervave shtetërore. Prokuroria Speciale më 18 gusht të vitit  2023, kishte zhvilluar një aksion për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe në  pronat e biznesmenit,  Ridvan Muharremi. Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale. Më 31 gusht 2023, Ridvan Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Ai dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …