BDI ndihet e shqetësuar lidhur me abstenimin e VMRO-së për anëtarësimin e Kosovës në APKE

BDI shprehet shqetësuar lme  abstenimin e VMRO-së, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare  të Këshillit të Evropës. VMRO-DPMNE përveç që po planifikon izolimin me Bashkimin Europian, të njëjtën e dëshiron edhe me vendet fqinje të Maqedonisë së Veriut. Pas marrëdhënieve të ngrira me Bullgarinë fqinje, VMRO dhe Mickoski dëshirojnë ta kthejnë vendin në gjendjen e para vitit 2008.  Nënkryetar i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski dhe as zëvendësi i tij, Vllado Misajllovski nuk kanë udhëtuar për në Strasburg në mbledhjen e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, ku duhet të votohet për Rekomandimin që Kosova të anëtarësohet në APKE. Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për politikat përçarëse dhe izoluese të VMRO-së dhe Mickoskit, ndërkohë që hapur po proklamon politikat ruse dhe serbe në raport me Republikën e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi. Me këtë rast i bëjmë thirrje opozitës shqiptare të mbështet politikat dhe qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe jo të promovojë politikat proruse që duan destabilizim të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …