Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Jorn Rohde, e ka quajtur për keqardhje dhe shkatërruese kërkesën e Listës Serbe, për bojkotim të votimeve në veri të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur për keqardhje dhe shkatërruese kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të votimeve në veri  të Kosovës për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave. Rohde ka deklaruar se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore. Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, ka thënë Rohde. Diplomati gjerman, ka thënë se ata që bënë thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan. Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues, kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve” ka thënë mes tjerash,  ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …