Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet i qetë

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve  njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet kryesisht i qetë. Kryetari i këtij institucioni Aleksandar Dashtevski tha se ka pasur disa probleme të vogla, por ato kanë qenë të natyrës teknike. Sipas tij të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë. Në të gjitha vendvotimet procesi zgjedhor po rrjedh normalisht. Deri në orën 09:00 kanë arritur të dhëna nga 832 vendvotime nga gjithsejtë 402 748 votues të regjistruar në këto vendvotime kanë votuar 15487apo 3.85 për qind e votuesve. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar 12 parashtresa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të cilat janë lëndë e përpunimit”, deklaroi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së, i cili  paralajmëroi konferencën e radhës. Kemi të paraqitura disa probleme teknike, të cilat do ti zgjidhim, në rast se do të ketë ndërprerje më të gjata, sipas ligjit në ato vendvotime do të zgjatet votimi”, tha Dashtevski. (Alsat.mk)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …