Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje, duke siguruar një dallim prej mbi 40 mijë votave më shumë  se  Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Ai  në një deklaratë për media, falënderoi popullin për mbështetjen dhe e ka ftuar garuesin,  Taravari, që ta pranojë humbjen dhe mesazhin që vijnë nga votuesit. Ai theksoi se kjo fitore është e përbashkët dhe dëshmon potencialin e Frontit Europian për të ndikuar në të ardhmen evropiane të vendit. Bujar Osmani  u shpreh  se fushata zgjedhore u zhvillua me dinjitet dhe duhet të pranohet si humbja ashtu edhe fitorja. Edhe pse kam fituar, shoqëria ende është e ndarë në baza etnike, duke lënë hapësirë për përpjekje të mëtejshme për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe të integruar, saktësoi, kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …