Mediet në Serbi: Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog

Analisti, Daniel Server ka frejtuar kritika të shumta ndaj qeverisë së re të Serbisë

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka shfaqur kritika të shumta ndaj qeverisë së re të Serbisë. Ai ka shkruar se në këtë qeveri, ka ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion dhe si rusofilë. “Parlamenti i Serbisë miratoi javën e kaluar qeverinë e re të vendit. Personeli dhe programi përfaqësojnë një kthesë të mëtejshme drejt së djathtës etnonacionaliste, anti BE. Qeveria përfshin ministra që SHBA-ja i ka sanksionuar tashmë për korrupsion, si dhe sykofantë të hapur rusofilë. Për të mos përmendur një kryeministër që udhëhoqi Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë vitin e kaluar, kur ajo ishte bashkëpunëtore në një sulm terrorist në veri të Kosovës, rrëmbimin e policëve së Kosovës dhe trazirat kundër paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja. Ai tashmë ka përsëritur dëshirën e Serbisë për marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzimin për t’u lidhur me sanksionet e BE-së kundër Moskës”, ka shkruar mes tjerash, profesori në Universitetin “Johns Hopkins” Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …