Kryetari amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës. Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për mediet. Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt. Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun. Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …