Euroactiv: As Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të negociuar nga BE-ja

Rrjeti i pavarur mediatik pan-europian “Euractiv” shkruan se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të negociuar nga Bashkimi Evropian. Ky medium konstaton më tutje se në vend të realizimit të marrëveshejs, palët po i vendosin shpresat e tyre te ndryshimet e udhëheqjen në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta rinisur mandej dialogun. “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e tij e atëhershme Ana Brnabiq e kanë bërë të qartë se vendi i tyre nuk do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta kundërshtojë anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, është duke e zvarritur zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, të rënë dakord prej kohësh, për të cilin Prishtina thotë se shkel kushtetutën dhe ka frikë se mund të dështojë si sistemi i Republika Srpska-s në Bosnë-Hercegovinë” shkruan mes tjerash rrjeti i pavarur mediatik pan-europian “Euractiv”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Fajtor kryesor për krizën institucionale është Vetëvendosja dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka vlerësuar se fajtor kryesor për krizën institucionale është …