Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Pas përfundimit të fazës së tranzicionit të Bankës Qendrore, në partinë në pushtet theksojnë se s’ka asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë vendimin për dinarin. Në anën tjetër, njohës të procesit të dialogut, janë optimist se në takimin e nesërm do të arrihet një dakordim për çështjen e dinarit. Optimist gjatë ditës u shfaq edhe vet ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në takimin e Brukselit e ka konfirmuar për KosovaPress, këshilltari i tij, Klisman Kadiu, mirëpo nuk dha detaje të tjera sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …