Prokuroria Speciale ka hetuar zyrtarët e shtetit, Martin Berishaj, Rozeta Hajdari e Hysen Durmishi, por nuk jep informata

Në më pak se dy muaj, Prokuroria Speciale ka intervistuar tre zyrtarë të shtetit, nën dyshimet për vepra që hyjnë te kapitulli i korrupsionit. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar në fund të marsit, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur para prokurorisë muajin e kaluar, derisa zëvendësministri Hysen Durmishi, ka përfunduar intervistimin javën që shkoi. Prokuroria Speciale nuk është përgjigjur se çfarë po ndodhë me këto raste apo nëse mund të ketë aktakuza së shpejti. Prokuroria Speciale është aktivizuar javët e fundit lidhur me aferat korruptive, ku dyshohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të shtetit. Rezervat shtetërore, afera financiare në Slloveni e kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë, janë bërë shkak që të ftohen për intervistim Ministrja Rozeta Hajdari, Ambasadori Martin Berishaj dhe zëvendësministri Hysen Durmishi. I pari është intervistuar Berishaj, që mban pozitën e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci. Për aferën financiare në Slloveni ku dyshohet se është përfshirë Berishaj, është raportuar fillimisht para dy vjetësh. Por, i njëjti është paraqitur para Prokurorisë tek më 29 mars të këtij viti. Pas intervistimit të tij, Prokuroria doli me një njoftim ku bëri me dije se ai është ftuar për shkak të dyshimeve për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.(Ekspres)

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …