Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

DASH reagoi kundër mbylljes së 6 gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi  kundër mbylljes nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke nënvizuar   se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe si i tillë përshkallëzon tensionet, në Kosovë. Ai veprimi minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, për Zërin e Amerikës. Ai vë në dukje se “qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar vazhdimisht koordinim ndërmjet qeverive tona” në mënyrë që ta mbështesë përparimin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, përfshirë së fundmi “nga nënsekretarja e shtetit Elizabeth Allen në takimin e saj me kryeministrin Kurti më 19 maj”. Departamenti i Shtetit përsëriti shqetësimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me masat e Bankës Qendrore të Kosovës për kufizimet mbi përdorimin e dinarit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …