Masakra e Srebrenicës

Shoqatat e familjarëve të viktimave, në Srebrenicë, kanë mirëpritur miratimin e rezolutës për gjenocidin, që e ka kryer Serbia

Politikanët boshnjakë dhe shoqatat e familjarëve të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë kanë mirëpritur miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta, e miratuar me 84 vota për, 19 kundër dhe 68 abstenime, shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit. Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Nermin Nikshiq, e cilësoi rezolutën si një akt njerëzor dhe civilizues. Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Zhellko Komshiq, tha se rezoluta përfaqëson një konsensus politik për gjenocidin. Kryetari i entitetit të Republikës Serbe, Millorad Dodik, e cilësoi rezolutën si të dështuar, duke theksuar se shumica e vendeve nuk e mbështetën, pasi sipas tij kishte shumë abstenime.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …