Berat Rukiqi

Rukiqi: Propozimi i LDK-së për të shkuar në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se propozimi i LDK-së për të shkuar në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti. Ai ka theksuar më tutje se mënyrat tjera janë të papranueshme. “Sa i përket zgjedhjeve, bashkëpunimi me opozitën e të tjera është një fakt i mjaftueshëm me tregu që ai është i dorëhequr, faktikisht është i dorëhequr, ne tani presim edhe dorëheqje të kryeministrit pastaj pas dorëheqjes ne mund të shkojmë në shpërbërje dhe pse dikujt mund t’i jepet e drejta për me marr mandatin e mbetur, sigurisht se kjo nuk është zgjidhje tani për tani për shkak se edhe ashtu kështu po i afrohemi ciklit të rregullt zgjedhor atëherë shkojmë në shpërbërje dhe caktohet data dhe shkojmë në zgjedhje por çdo format tjetër është amnestim i keqqeverisjes së kryeministrit Kurti, pra sikur është një lloj marrëveshje t’i mbyllin sytë para krejt asaj çka ka ndodh deri tani dhe sikur gjitha partitë po e pranojnë një far faji po merren vesh, e po shkojnë po garojnë” ka theksuar mes tjerash, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …