Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza ka premtuar rritje e ndjeshme e pagave nëse bëhet kryeministër

Kandidati për kryeministër  nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, premtoi rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve nëse ai bëhet kryeministër. Shifrën do ta them në momentin e duhur, por premtoj që do të ketë rritje të madhe për të gjithë, përfshirë pensionistët e moshës, kontribut-dhënësit, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët. Hamza theksoi se nuk ka pasur rritje të pagave për më shumë se 10 vjet dhe se rritja mesatare prej 5% nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve. Ai shtoi se çmimet e produkteve elementare janë rritur ndjeshëm, ndërsa vlera e parave ka rënë. Bedri Hamza u zotua për krijimin e një fondi të veçantë për të kompensuar punëtorët që humbin vendin e punës për shkak të falimentimeve. Në lidhje me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, Hamza tha se kjo nuk është diskutuar dhe se koalicionet nuk mund të bëhen pa pëlqimin e tij si kandidat konsensual i PDK-së. Ai shtoi se partia e tij është konceptualisht më afër LDK-së dhe  AAK-së, por nuk vendos barriera për bashkëpunim me asnjë parti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …