H. Bajrami: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore, në shumë prej 683 mijë euro

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është duke vazhduar korrupsioni në qeverinë Kurti.  Ajo, në një postim të saj  ka shkruar se vetëm dje Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë euro, krejt këto brenda një ditë të vetme. Korrupsioni duhet të ndëshkohet. Në ekonominë e tregut askush s’ka të drejtë që në sektorë ku ka konkurrencë të negociojë kontrata me një kompani. Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, respektivisht është keqpërdorim i detyrës zyrtare, dëmtim i buxhetit të shtetit – është korrupsion, ka shkruar deputetja  e LDK-së në Kuvendin e Kosovës,  zonja, Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …