leoni

Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Tomas Szunyog: Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe, në mënyrë që të përfitojë nga fondi prej 6 miliardë euro i BE-së

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë i kanë bërë thirrje qeverisë që të përmbush  kushteve që iu kanë vendosur Kosovës, në mënyrë që vendi të mos humbas shansin që të përfitojë nga fondi 6 miliardë euro i Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata kanë thënë se kërkesa e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, që Kosova sa më shpejt ta heqin ndalimin e produkteve serbe në mënyrë që të përfitoj nga ky plani, duhet të shqyrtohet me kujdes nga institucionet e vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se qeveria duhet që të jetë shumë e kujdesshme sa i përket implementimit të planit zhvillimorë në mënyrë që t’i përmbush kushtet të cilat kërkohen për të përfituar në ky plan. Kjo pasi sipas tij, nëse vendi dështon në përmbushjen e kushteve, mjetet e dedikuar për Kosovën i shkojnë vendeve fqinje.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …