Qytetarët e Kosovës kanë nisur të lëvizin në territorin e Serbisë me targa të Kosovës pa i vendosur stikerat në simbolet shtetërore

Autoritetet serbe, në pikë-kalimin në Merdarë, kanë arrestuar shtetasin e Kosovës Tefik Mustafa

Autoritetet serbe kanë arrestuar Tefik Mustafën. Familjarët e tij tregojnë se ai është dërguar në Beograd, ndërsa sqarojnë  se familjari i tyre nuk kishte qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës. Në lidhje me rastin, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë kërkuar reagim ndërkombëtar. Ishte nisur për në Slloveni, por udhëtimi i Tefik Mustafës u ndal në gjysmë pasditen e së shtunës, kur ai u ndalua në pikën kufitare në Merdar nga autoritetet serbe. Djali i tij, Qamil Mustafa, thotë se nën pretendimet për krime lufte, babai i tij u dërgua në Beograd, njofton RTK. Mustafa i mohoi pretendimet serbe se babai i tij ka kryer krime lufte, pasi sipas tij, i njëjti gjatë asaj kohe nuk kishte qenë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …