Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Deputetja, Hykmete Bajrami, ka konstatuar se është duke vazhduar korrupsioni me kontrata njëburimore nga ana e Qeverisë Kurti

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se është duke vazhduar korrupsioni me kontrata njëburimore nga ana e Qeverisë Kurti. Ajo në një postim ka shkruar se  sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik KEK-u ka nënshkruar kontratën e 16 të njëburimore me të njëjtën kompani. Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore-pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë”, ka shkruar Bajrami. Deputetja ka shtuar se me po të njëjtën kompani është nënshkruar edhe kontratë në vlerë 448 mijë e 251 euro, ndërsa sot u publikua kontrata tjetër në vlerë 443 mijë e 638 euro. Për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë   njëburimore merr afër 900 mijë euro. Ky është korrupsion serioz qeveritar. Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata”, ka theksuar  deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …