Në vigjilje të fillimit të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Turqi, kryeministri, Kurti, u prit nga ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat

Në vigjilje të fillimit të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Turqi, kryeministri, Albin Kurti u mirëprit nga ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, ku  thuhet është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare dhe u trajtuan mundësitë dhe hapat e mundshëm përpara për thellimin e mëtejmë të tyre dhe rritjen e investimeve të dyanshme. Sipas Qeverisë, Forumi Ekonomik që po mbahet sot në Stamboll dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët për Themelimin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (nesër në Ankara ndërmjet ministrit Bolat dhe ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, janë disa prej hapave konkretë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti që ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, dhe zëvendësministri i Industrisë, Mentor Arifaj, falënderoi ministrin Bolat dhe shtetin turk për mikpritjen përgjatë gjithë vizitës së tij dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që ka përshkruar etapa të ndryshme, nga çlirimi deri te shpallja e pavarësisë dhe rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …