Ka arritur në 36 mijë e 654 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023

Ka arritur në 36 mijë e 654 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 244 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 6 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 68 palestinezë dhe janë plagosur 235 të tjerë.  Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 36 mijë e 654 ndërsa i të plagosurve në 8 mijë e 309. Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …