Arben Gashi

Arben Gashi: Duke e parë se çarë dëmi ika shkaktuar vendit, Kurti po përpiqet të gjejë opsione të tjera për Asociacionin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruajë vet draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se pasi e ka parë çfarë dëmi i ka shkaktuar vendit është duke provuar të ofrojë opsione tjera, siç është ai për dërgimin e draftit të propozuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në Komisionin e Venecias. Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë. Marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake. Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …