Besnik Tahiri: Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit

Tahiri: Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, e mbajtur të shtunën, e vërteton mendësinë millosheviqiane

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, e mbajtur të shtunën, e vërteton mendësinë millosheviqiane. Ai ka shkruar më tutje se deklarata të tilla bien ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor. Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb” ku përmendet që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, vërtetojnë mendësinë millosheviqiane, e cila rezultoi me disa lufta në Ballkan, gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Deklarata të tilla bien ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor dhe me Marrëveshjen e Dejtonit” ka shkruar deputeti, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, …