Tomas Szunyog: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë e anëtarësimit në familjen e madhe evropiane

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomash Sunyog, gjatë vizitës së tij në Parkun Memorial “Bllaca 99”, ka deklaruar se Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë e anëtarësimit në familjen e madhe evropiane, pasi ka vullnet.  Szunyog ka thënë për KosovaPress se gjatë periudhës 4-vjeçare të tij në Kosovë, ka takuar shumë evropianë të rinj dhe të entuziazmuar, që meritojnë një të ardhme evropiane. Gjatë kohë sime këtu, kam takuar shumë evropianë të rinj dhe të entuziazmuar dhe mendoj që meritojnë të kenë të ardhme evropiane. Ambasadori Szunyog ka shtuar se është shumë me rëndësi që Kosova së bashku me shtetet tjera të kenë paqe, në mënyrë që i gjithë rajoni të shkoj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …