Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj

Shtetasit e Kosovës mund të marrin shërbime konsullore në Konsullatën e Shqipërisë në Bar të Italisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në bashkëpunim me të njëjtin dikaster nga Shqipëria janë marrë vesh që shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Itali të ju ofrohet shërbime konsullore në Konsullatën e Shqipërisë në Bari. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme  e Republikës së Shqipërisë, sot, gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, bëjnë me dije se nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor do të hedhin edhe një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë – Shqipëri, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …