Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u dërgoi mesazh shqiptarëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u dërgoi mesazh shqiptarëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovë. Hovenieri ka thënë se ndjehet krenar me arritjet e shtetit të Kosovës, duke shtuar se këto të arritura janë të jashtëzakonshme. 25 vjet më parë, forcat e NATO-s mbërritën në Kosovë. Lidershipi i ShBA-së luajti rol jetik për të mundësuar këtë, meqenëse ne, së bashku me aleatët tanë, i dhamë fund njëherë e përgjithmonë fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik që regjimi i Millosheviqit e kreu këtu në Kosovë. Tani, 25 vjet më vonë, jemi krenar për gjithçka që keni arritur. Ju e keni ndërtuar shtetin tuaj sovran, demokratik dhe shumetnik nga themeli. Ajo që keni arritur është e jashtëzakonshme. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri juaj ndërsa shënoni këtë moment historik të rëndësishëm . Dëshiroj të theksoj se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë dhe i qëndrueshëm si gjithmonë” ka thënë ambasadori, Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …