default

Me aktivitete të shumta institucionale, sot tërë Kosova ka festuar 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi shumëvjeçar i Serbisë

Me aktivitete të shumta institucionale, sot tërë Kosova ka festuar 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë, ndërsa në nderim të kësaj dite po mbahen aktivitete të shumta. Në mesditë u mbajt ceremonia   kryesore, ae parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Kryetarja, Vjosa Osmani, para parakalimit të këtyre njësive deklaroi se 12 qershori është një nga ditët më domethënëse për shtetësinë e Kosovës. Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vet shpirtin e Kosovës. Guximi i UÇK është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Ne u detyrohemi atyre me një mirënjohje”, tha ajo. Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si Villiam Valker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.  Në  parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, janë ekspozuar sisteme armatimi që deri  tash nuk janë parë nga publiku.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …