Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Borell: Paraqitja e raportit për Kosovën, pritet të bëhet më 19 qershor në takimin e Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së

Edhe pse nuk pa pasur një datë formale të martën e shkuar, më 11 qershor, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) duhej t’u dorëzohej raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, rreth përmbushjes së kushteve nga ana e Kosovës për heqjen e masave të BE-së ndaj saj. Këtë e ka mësuar “Radio Evropa e Lirë” nga burimet diplomatike në Bruksel. Këto burime kanë thënë se paraqitja e këtij raporti tash pritet të bëhet më 19 qershor në takimin e Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së. Por, edhe kjo është vetëm “tentativë” pasi nuk mund të ketë garanci se kjo do të ndodhë. Masat kufizuese ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur Prishtina zyrtare dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët. Masat përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …