Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 37.347

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 37 mijë 347, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës prej 255 ditësh. Ushtria izraelite ka kryer 2 masakranë pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe nga këto sulme kanë humbur jetën 10 palestinezë ndërsa janë plagosur 73 të tjerë. Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 37 mijë e 347 ndërsa numri i të plagosurve në 85 mijë e 372. Në deklaratë thuhet se ende ka trupa nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së

OVL-UÇK, letër të hapur Richard Grenell për Gjykatën Speciale në Hagë

OVL-UÇK, i është drejtuar me një letër të hapur ish-emisarit amerikan Richard Grenell dhe administratës …