Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas njoftimit zyrtar takimi theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe koordinimin e rregullt ndërmjet KFOR-it dhe BE-së në terren. Diskutimet përfshijnë tema me interes të ndërsjellë për sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ata përsëritën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në dobi të sigurisë dhe stabilitetit rajonal, thuhet në njoftim. Gjithashtu, u rikonfirmua se çdo vendim lidhur me Urën e Mitrovicës duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin NATO dhe KFOR-i e mbështesin. KFOR-i mban një prani fikse në urën e Mitrovicës dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …