Avni Arifi

Avni Arifi: Kryeministri, Albin Kurti, duhet të sqarojë pse nuk u hap Ura mbi Lumin Ibër në koordinim me KFOR-in

Ish-kryenegociatori në dialogun,  Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka kritikuar mbylljen e Urës së Ibrit dhe ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të sqarojë arsyet e kësaj situate. Ai theksoi se është absurde që ura të mbetet e mbyllur dhe se hapja e saj duhet të ndodhë në koordinim me KFOR-in. Është Kompetencat për Urën e Ibrit i mban Komandanti i KFOR-it dhe pritjet kanë qenë që hapja të ndodhë në koordinim. Ky reagim u dha pas  deklaratës së emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili paralajmëroi se hapja e pakoordinuar e urës mund të sjellë incidente dhe të komplikojë situatën e dialogut. Arifi kërkoi që Kurti të sqarojë pse çështje të paplanifikuara po bëhen pjesë e dialogut dhe nëse ka rënë besimi ndaj institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …