Albin Kurti, e Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar radhën e re të dialogut për normalizim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar radhën e re të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Peter Stano, ka bërë të ditur me këtë rast se ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak. Për mbajtjen e  dialogut është arritur pëlqimi gjatë vizitave që emisari i BE-së,  Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe në Serbi gjatë kësaj jave.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse …